
208 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 24 shkurtit. Këtë shifër e ka bërë me dije prokurori i përgjithshëm i Kievit.
Bëhet me dije se është rritur numri i fëmijëve të plagosur. Zonat ku ka më shumë fëmijë të plagosur janë Dontesku, Kievi dhe Kharkiv-i.
Të dhënat e fundit të OKB-së për viktimat civile në Ukrainë flasin për 2435 të vdekur dhe 2946 të plagosur.



