
Gjykata Speciale ka emëruar sot Jack Smith në krye të Prokurorisë së Specializuar. Prokurori amerikan Smith ka thënë se kjo është një sfidë e madhe dhe se është shprehur i gatshëm që t’i çojë hetimet më tej.
“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, është shprehur Smith, raporton “Zeri.info”.
Jack Smith do të jetë pasardhësi i David Schvendimanit, i pari Prokuror i Specializuar, më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm amerikan



