Presidenti i KOKSH Fidel Ylli foli në “Mcn Informacion” për rezultatet e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.
Ylli tha që vendi ynë ka tanimë një ligj të mirë për benefitet e sportistëve dhe nuk largohen më sportistë për të garuar për vende të tjera.
Megjithatë ai theksoi që duhen rritur buxhetet për federatat olimpike, dhe duhet miratuar ligji i sponsorizimit.
“Vitet e fundit jo vetëm që s’na ikin sportistët për të garuar për flamujt e tjerë...Buxhetet për 25 federatat olimpike duhen rritur, janë shumë të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit. Prandaj ia thashë edhe kryeministrit. Janë bërë 2-3-4 gjëra të mira, por sporti kërkon buxhete dhe para. Sporti s’bëhet në KOKSH, por në bashki dhe klub. Do bëjmë presionin tonë që të miratojmë ligjin e sponsorizimit, s’mund të kërkojnë lëmoshë gjithmonë. Ligji i sponsorizimit afron biznesin afër sportit. Ne duam si sport 50 milionë dollarë buxhet nga shteti. Ka mundësi? S’ka. Derisa s’ka, ne po i themi bëj ligjin e sponsorizimit dhe vijnë disa të ardhura dytësore”.



