Meteorologia Anira Gjoni në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka bërë një parashikim të situatës së motit nga dita e sotme deri në fund të javës ku shprehet se do vijojnë reshjet e dëborës të jenë prezentë kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.
Ajo shprehet se temperaturat do të jenë të ulëta, ndërsa zonat më problematike pritet të jenë Kukësi, Dibra dhe Shkodra. Shpejtësia së erës pritet të jetë e fortë sa i përket veriut të vendit dhe mesatare në zonat bregdetare.

Presim që të kemi ulje të intensitetit të reshjeve të borës, do vijojnë dhe nesër deri mëngjesin e ditës së enjte në veri, verilindje dhe lindje të vendit.
Reshjet e dëborës do vijon kryesisht në Kukës, Dibër dhe Shkodër, deri të enjten në mëngjes, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve nuk priten reshje dëbore.
Do duhet të tregohet kujdes pasi dhe temperaturat do jenë të ulëta. Problematike do mbetet veri-lindja ndërsa pjesa tjetër e territorit do jetë e qetë.
Sa i përket temperaturave do vijojnë të qëndrojnë të ulëta
Në zonat bregdetare 6-11 gradë C
Në zonat ulëta 2-9 gradë C
Në zonat malore -3 deri 2 gradë deri në fund të javës.
Përgjatë ditës së sotme do të kemi erë të lehtë deri mesatare sa i përket bregdetit, ndërsa nesër era pritet të shkojë deri e fortë, por kryesisht preket veriu nga era që do jetë e fortë ndërsa pjesa tjetër e territoret pritet të jetë deri mesatare.



