
PDIU zyrtarizon kalimin në opozitë, duke nënshkruar një marrëveshje koalicioni. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u takua sot me krytarin e PD-së, Lulzim Basha, për finalizimin e marrëveshjes.
Në përfundim të takimit, Basha tha se me PDIU-në, opozita është më e fortë. Kreu i demokratëve tha se bashkëpunimi me PDIU do të përqendrohet sidomos te shkëputja e lidhjeve të krimit me politikën.
“Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Opozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU, ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtën e pronës për të gjithë shqiptarët e Çamërisë”, tha Basha.



