Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe asaj gjermane ka zbuluar një rrjet të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe më pas në vendet e tjera perëndimore.
Tre persona me kombësi greke janë arrestuar në Igumenicë, ndërsa një tjetër, pjesë e këtij grupi, është vënë në pranga në Gjermani.
Operacioni i zhvilluar nga DEA greke dhe policia gjermane ka çuar në sekuestrimin e një kamioni me 216 kg marijuanë, sasi e cila do të paketohej në Greqi, për t’u shpërndarë më pas në Gjermani dhe vende të tjera europiane.
Lajmi është publikuar nga mediat greke.



