Aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, e cila udhëtoi nga veriu i Rusisë drejt brigjeve të Sirisë, ka pësuar humbje në ditën e parë të operacionit luftarak. Një prej aeroplanëve sulmues është rrëzuar, por forcat ruse arritën të lokalizojnë dhe shpëtojnë pilotin.
Aeroplani ishte një prej 4 MiG-29KUBR që ishin në bordin e aeroplanmbajtëses. Ai po afrohej për t’u ulur në aeroplanmbajtëse, pork a pësuar një defet në ajër dhe është rrëzuar.
Humbja e një aeroplani luftarak në ditën e parë të operacionit është një fakt që e ka vënë në siklet stafin e aeroplanmbajtëses.



