
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe me reshje shiu.
Sipas parashikimit të IGJEUM, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare.
Në këto qarqe reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 / 14 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C



