
Besmir Semanaj, inxhinier IT në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar mbi daljen e të dhënave dhe publikimi i pagave duke e cilësuar si një dështim total të shtetit.
Teksa u shpreh se kjo ka cënuar sigurinë e qytetarëve, mospranimi i fajit nga institucionet e thellon edhe më shumë këtë skandal.
Ndër të tjera ai sqaroi se me rrjedhën e këtyre ëtë dhënave cdo qytetar është i rrezikuar ti kopjohet identiteti i tij personal të cilat nga keqdashësh mund të cojnë drejt kriminalitetit.
E kam shprehur është cënuar siguria. Tani nga dolën këto të dhëna kur institucione të caktuar përgjegjëse nuk e pranojnë? Dhe shprehja nga AKSHI që këto ndodhin dhe në Amerikë është për të vënë duart në kokë. Duke u munduar të justifikohen për të larë veten, mundohen të hedhin topin te tjetri se ne nuk kemi një fushë të caktuar të të dhënave, kemi të bëjmë me një institucion që mbulon disa institucione të tjera.
I bie që shteti shqiptar ka rënë në gjunjë dhe ka ceduar totalisht. Ky nuk është rasti i parë dhe ky është rasti që ka më shumë impakt të qytetarët sepse aktualisht të gjithë dinë se sa paguhen të gjithë. Mosparanimi nga institucionet e thellon më shumë këtë skandal. Nuk kemi një shtet të vetëm në botë që ti kenë dalë këto të dhëna. Të dhënat ja besuam shtetit dhe nuk qe i aftë ti mbronte. Këto të dhëna janë nxjerr nga dikush brenda institucionit.
Të gjithë qytetarët janë të rrezikuar për kopjimin e identitetit të tyre personal. Nëse unë kam të dhënat e një personi është e thjeshtë që një keqdashës të krijojë një kartë të klonueshme dhe mund të çojnë drejt kriminalitetetit të identitetit. Aktualisht shteti po mundohet të thojë se asgjë nuk ka ndodhur. Ky është krim nuk lejohet dalja e të dhënave. Prandaj thirrja ime është që të jepen minimumi i të dhënave personale. Shteti shqiptar e ka detyrim ligjor ruajtjen e të dhënave. Prokuroria tha se do nis hetimet se kuptoj çfarë do të thotë do nis, ato duhet të ishin në zyrat e institucioneve që kanë akses në këtë databaze duke bllokuar të gjithë user dhe të bëhej bllokimi i logeve.
Nuk kam asnjë shpresë se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Në një shtet normal do të duhet të kishim dorëheqje. Shteti nuk është i aftë të sigurojë sigurinë.



