
Një 33-vjeçar amerikan u bë njeriu i parë që kalon Antarktidën pa ndonjë ndihmë. Ai ka udhëtuar për 54 ditë në zonën polare.
Colin O'Brady e përfundoi udhëtimin e tij prej 930 miljesh, ndërsa miqtë, familja dhe tifozët e kanë ndjekur udhëtimin e tij nëpërmjet internetit në kohë reale.
33-vjeçari O'Brady e filloi udhëtimin më 3 nëntor dhe e dokumentoi në faqen e Instagram-it. Ai shkroi të mërkurën se 80 miljet e fundit i morën një ditë të tërë.
"32 orët e fundit ishin disa nga orët më sfiduese të jetës sime, por kanë qenë sinqerisht disa prej momenteve më të mira që kam përjetuar ndonjëherë", shkroi O'Brady.
Ai ka rrëfyer gjatë udhëtimit se është kujdesur për veten dhe ka komunikuar rregulisht me familjarët për të pasur mbështetjen e tyre.
Edhe të tjerë e kanë përshkuar Antarktidën më parë, ata ose kanë pasur asistencë me furnizime ose me mjete që i ndihmonin të ecnin përpara.
Në vitin 2016, eksploruesi britanik Henry Worsley vdiq në tentativën për t’ia dalë i vetëm nëpër Antarktidë.



