Projekt-rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet terrorist/ Kume: Pas miratimit do t’u dërgohet edhe vendeve të BE-së

Projekt-rezolutë në Kuvend për shpalljen e Iranit shtet terrorist/ Kume: Pas miratimit do t’u dërgohet edhe vendeve të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë një seancë plenare për miratimin e një projekt-rezolute që synon shpalljen e Iranit si “shtet financues të terrorizmit”.

 

Gazetari Marioglen Kume, në një lidhje për “MCN Live”, sqaroi se në këtë projekt-rezolutë, e paralajmëruar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i kërkohet qeverisë shqiptare që pas miratimit nga Kuvendi të shpallë si organizata terroriste Hezbollah dhe Pasdaranët.

 

Sipas Kumes, pas miratimit në Kuvend, rezoluta do t’i dërgohet qeverisë shqiptare, si edhe vendeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve perëndimorë.

 

Urgjenca e kësaj seance lidhet me situatën e sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe në Shqipëri. 

Vendi ka qenë objekt i sulmeve kibernetike, të cilat autoritetet i kanë lidhur me Iranin. Së fundmi, edhe sistemi i Kuvendit është prekur nga një sulm i tillë, ku sipas raportimeve janë ndërhyrë email-et e deputetëve dhe janë fshirë të dhëna nga kompjuterët e administratës.

Gjithashtu, u bë e ditur se sistemi nuk kishte kopje rezervë (backup) të plotë për rikuperimin e të dhënave të humbura, duke e bërë situatën edhe më problematike.

Projekt-rezoluta kërkon që shteti shqiptar të marrë masa shtesë për përballimin e rreziqeve nga terrorizmi, si dhe të forcojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

Megjithatë, seanca pritet të zhvillohet pa pjesëmarrjen e deputetëve të Partia Demokratike e Shqipërisë, të cilët kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjen plenare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy