Kompania Pfizer dhe partneri i saj në këtë zbulim BioNTech, kanë deklaruar ditën e sotme se kjo vaksinë ka 95% efektivitet duke mos pasur asnjë efekt anësor me shqetësime serioze.
Tek të rriturit dhe të moshuarit sipas rezultateve ka një % më të lartë efektiviteti.
"Efikasiteti ishte i qëndrueshëm ndërmjet moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur në të rriturit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%", thanë Pfizer dhe BioNTech në një deklaratë të përbashkët.
Pfizer tha se do të kërkojë autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.
"Këto të dhëna gjithashtu do t'i dorëzohen agjencive të tjera rregullatore në të gjithë botën", ka deklaruar Pfizer.
Drejtuesit Pfizer dhe BioNTech shprehen se kjo vaksinë ofron mbrojtje të shpejtë dhe tolerancë tek të gjitha grupmoshat, si rrjedhojë duhet të përdoret në kushtet e emergjencës për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.



