Fotovoltaikët, Elezi: Duhen studime për lëvizjen e tregut të energjisë. Dëmtohen tokat bujqësore, prishet ekosistemi

Fotovoltaikët, Elezi: Duhen studime për lëvizjen e tregut të energjisë. Dëmtohen tokat bujqësore, prishet ekosistemi

Eksperti i energjisë Eduart Elezi, për hapjen e ankandit të pestë për park fotovoltaik që pritet të ndërtohet në vend me fuqi prej 300 megavat, thotë se në total mendohet të aprovohen 300 megavat me tarifa të rregulluara që i vendos ERE.

Nga studio e MCN Economy ai deklaroi se fuqia e këtyre parqeve me çmime të rregulluara, do të thotë një sasi për të cilën ka nevojë Shqipëria për parqe të tilla duhet të bëhen shumë studime mbi atë që njihet çmim i rregulluar.

Janë mbi 6 terravat që shërbehen nga KESH, dhe i gjithë konsumi dhe këto që janë në tregun e liberalizuar janë 6.3 terravat për 10 mujorin, që do të thotë se konsumatori që shërbehet me tarifa të rregulluara nuk kalon mbi 3.5 terravat konsum.

Me gjithë atë që blihet është mbi 4 megavat. Gjithë KESH-i ka prodhuar 4.4 terravat.

Ka një keqmenaxhim të sektorit publik, që kompanitë janë në vështirësi financiare, ose problematika në këto momente me këtë konsum që ka Shqipëria dhe t’u japësh tarifë të rregulluar, është menaxhim për vjedhje ose një keqmenaxhim që çon në rritje të tarifës.

Shqipëria është eksportues dhe importues si gjithë vendet e tjera. Është një treg që është tregu i energjisë elektrike dhe në çdo kohë edhe shet edhe blen.

Problemi nuk është ky, por i tarifës së rregulluar që ndikon direkt. Po të themi se është 700 megavat, edhe Greqia është shumë më poshtë.

Këta prodhojnë energji vetëm ditën se natën nuk ka prodhim. Ka shumë humbje të rritura në rrjetin e transmetimit që i faturohen konsumatorit.

Mund të jepen leje për në treg të lirë, por shteti shqiptar arrin të furnizojë konsumatorin që shërbehet me tarifa të rregulluara.

Tarifat e miratuara nga ERE për prodhimin e energjisë për fotovoltaikët është 100 euro për megavat. Duke dhënë këto parqe do të ndikojë patjetër tek tarifa.

Janë studime që duhen bërë në kohë dhe në lëvizjen e tregut të energjisë elektrike.

Është një gjenerator i mjaftueshëm se kthen mbas investimin për 5-6 vjet. Norma e kthimit të investimit mund të jetë më e shpejtë ata që sheshin në treg të liberalizuar.

Gërshetimi me tarifa të rregulluara është një problem shumë delikat, pasi mund t’i reflektohet qytetarit.

Duhet të gjendet harmoni, mes investimit, tarifës në mënyrë që të ketë një harmoni.

Për fotovoltaikët prodhimi është me zero se vjen nga dielli, ka vetëm kthim investimi, marzh fitimi.

Nuk di si përcaktohen këto tarifa 29.8 euro megavat për orë, nuk di të ketë një studim të caktuar.

Është në dëshirën e qeverisë se kujt do i japë tarifën më të mirë.

Është një institucion që quhet Enti Rregullator i Energjisë i cili përcakton tarifat e rregulluara dhe nuk varet as nga ministrja as nga Kryeministri, duhet një hetim për këtë proces.

Se çfarë efektesh kanë këto fotovoltaik në tokat ku po ndërtohen impiantet fotovoltaik, deklaroi se duhen ndërtuar në toka jo produktive dhe se nëse jepen leje në tokat bujqësore, tha se është një shkelje ligjore.

Sipas tij, toka bujqësore në mënyrë kategorike nuk duhet përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, dhe se mund të përdoret në zona të kripura pranë detit dhe jo në toka bujqësore.

Elezi sqaroi se energji e rinovueshme është në përmasa të vogla dhe se po shkoi në sipërfaqe të mëdha bëhet shumë i dëmshëm, pasi bëhesh fanar ndriçues për Europën dhe mund të mos kalojnë as avionët dhe se ka një ngrohje prej 2-3 gradë dhe prish ekosistemin.

Ka dhe problem me shpendët që humbasin lëvizjen, shmangin rrugët, kanë probleme me vizionin.

Karavastaja ka qenë edhe një nga perlat e rralla të shpendëve.

Nuk mund të bësh të gjithë Shqipërinë me panele diellore, duhet një studim i mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy