
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në studion e lajmeve në ‘MCN TV’ teksa komentuar mbi tensionet e Rusisë dhe Ukrainës ka deklaruar se diplomacia është ajo që gjen zgjidhje dhe sipas tij nëse kjo dështon lihet hapësira për luftë.
Ai tha ndër të tjera se një gjë të tillë nuk e sheh të mundshme, ndërsa shtoi se Rusia po kërkon të ndalojë ekspansionin e NATO-s në Ukrainë dhe vendeve të tjera rreth saj në mënyrë që ato të mos jenë pjesë e strukturave politike ushtarake perëndimore ose të vihen nën influencën e Rusisë.
Intervista
1.Z. Milo, bisedimet mes dy njerëzve kryesorë të diplomacisë ndërkombëtare mbi Ukrainën kanë dështuar. Çfarë do të thotë kjo sipas jush dhe aktualizohet opsioni ushtarak në këto kushte?
Në politikë diplomacia është ajo që prin dhe që është instrumenti më i mirë për të gjetur zgjidhje, në momentin që kjo dështon nuk i mbetet më hapësirë përpjekjeve por i lë vendin luftës. Personalisht nuk besoj se do arrihet deri në luftë sepse mendoj se është një tension i madh i krijuar nga Rusia për të rivizatuar sferat në Evropë. Çdo vend është i lirë të zgjedhë aleancat dhe s’mund të kufizohen të drejtat e vendimmarrjes sovrane të vendeve sovrane. NATO, Evropa, BE të tregojnë jo vetëm unitetin e tyre, por edhe kohezionin e çdo reagimi që do bëhet ndaj Ukrainës nga Rusia.
2.Së fundmi Rusia ka bërë disa propozime që lidhen strik me aspektin e sigurisë në continent si kufizimi I zgjerimit të NATO-s në Lindje, krijim të zonave tampon mes Perëndimit dhe Rusisë dhe tërheqje e trupave nga Bullgaria. Cila është frika e Rusisë dhe kemi të bëjmë me vijimin e një politike të jashtme defensive të Kremlinit?
Synimi Rusisë është i qartë, sepse Rusia ka kohë që ka kundërshtuar jo vetëm pranimin në NATO por edhe vendet siç janë ato Baltike apo Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia tek e cila ndërhyri për të penguar një proces që Gjeorgjia kishte nisur për anëtarësimin në BE. Ajo tregon të legjitimojë ndarjen e sferave të saj me NATO. Ajo platformë që Rusia i ka paraqitur SHBA synon të ndalojë ekspansionin e NATOs në Ukrainë dhe vendeve rreth e rrotull dhe të legjitimojë që vendet kufitare të Rusisë të mos jenë pjesë e strukturave politike ushtarake perëndimore ose të vihen nën influencën Rusisë.
3.Në vitin 2007, presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një fjalim gati programatik në Munih ku shpalli si të thuash narrativën ruse për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sidomos për zgjerimin e Perëndimit. Më pas Kremlini mbrojti dhe promovoi idenë e një arkitekture të re të sigurisë në Europë, mundësisht pa SHBA. A është Ukraina dhe Gjeorgjia, pasojë e injorimit nga Perëndimi të pikëpmajes ruse mbi sigurinë?
Jo më tepër është një lloj tolerance që Perëndimi ka dëshmuar në raportet me Rusinë që Perëndimi të mos konfliktet me të me shpresën se do vendoseshin raporte të drejta, por Rusia e mori këtë si një dobësi të perëndimit dhe avancoi me pushtimin e Krimesë apo me kërcënimet ndaj Gjeorgjisë. Ajo ka për qëllim të arrijë objektivat e saj duke menduar se NATO do tërhiqet përsëri për një luftë që mund të shpërthejë në Evropë por nuk besoj se do të arrihet deri aty, por ka të bëjë shumë dhe ana morale e këtij problemi. SHBA, NATO, BE është dhe një betejë morale për shkak të konkurrencës dhe rivaliteti që ato kanë është në shkallë golabe.



