Kriza e çmimeve ka qenë kryefjala e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit. Ai tha se qeveria është e gatshme të marrë masa të tjera për të përballur krizën në varësi të situatës që do të përballemi.
Ahmetaj e vuri theksin edhe te Këshillimi Kombëtar duke thënë se përgjigjet e dhëna nga qytetarët shqiptarë do të jenë një mekanizëm për të formatuar politikat e qeverisë në vazhdim.
Qeveria është e gatshme të bëjë atë që duhet për të përballuar krizën, që nuk e di askush sa do vazhdojë për shkak të luftës. Kur sollëm këtu të gjithë atë ligj dhe qasje për bashkëbisedim me qytetarët, ju e morët me shkaka nuk e vlerësuat, sot që të dhënat dhe pjesëmarrja është rekord, që kanë thënë majtas dhe djathtas për çështjet, një shumicë qytetarësh kanë mbështetur jo vetëm qasjen re por edhe shumë pyetje që do formatojnë politikat tona në vazhdim. Për taksat, ne do ndihmojmë qytetarët në nevojë, taksën e naftës, akcizën nuk është efektive, ka dështuar dhe shumica shkon në favor të tregtarëve jo të konsumatorëve, aq më tepër në favor të konsumatorëve që kanë nevojë dhe kjo maxhorancë i mbron.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar fjalën në Parlament ku hodhi akuza ndaj qeverisë duke i akuzuar ata si mafie e shushunja që u pinë gjakun shqiptarëve.
Dua të futet në rendin e ditës një anketë e re e narko-qeverisë e cila bazohet në pyetësorin e 1200 shqiptarëve. Kjo anketë dëshmon se qeveria është bërë një me grupet mafioze dhe e tërë platforma e shpallur për kontrolle çmimesh është kryekëput platformë për grabitjen e qytetarëve. A e kuptoni që sot shqiptarët shohin këtu një grup shushunjash që u sulen xhepave të shqiptarëve.



