
Ditët e fundit, ka pasur disa raportime në media për një tender për blerjet e pajisjeve mjekësore për Spitalin e Laҫit. Zyra e Bankës Botërore përmes një reagimi ka sqaruar se nuk ka asnjë tender të nisur apo në vazhdim për blerjen e pajisjeve mjekësore të Spitalit të Laҫit.
Më tej ajo sqaron se sipas procedurave të Bankës Botërore, ҫdo tender i financuar nga projekte të Bankës Botërore publikohet në platformën online të UNDB-së apo median lokale.
Në fund Zyra e Bankës Botërore në Tiranë thekson se financimi shtesë i Projektit të Përmirësimit të Sektorit të Shëndetësisë mund ta mbështesë këtë aktivitet në të ardhmen, por ky financim shtesë i projektit nuk është negociuar ende me Qeverinë Shqiptare, për t’u ndjekur më pas nga aprovimi dhe bërja efektive e projektit, të gjitha këto, hapa të nevojshëm për fillimin e zbatimit të tij.



