Pranga kuksianëve, kapen me mina me telekomandë (VIDEO)

Pranga kuksianëve, kapen me mina me telekomandë (VIDEO)

Policia ka arrestuar dy persona nga Kukësi të cilëve i janë gjetur tre kallëpë lënde plasëse të cilat do të shërbenin si mina të telekomanduara.

Gjatë operacionit të koduar "Muzgu" policia goditi një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme  arrestuan në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Të arrestuarit janë dy qytetarë nga Kukësi, Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç.

"Mbi bazën e informacioneve të  marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:  tre kallpë cilindrike të mbështjellë me letër kartëpecetë dhe natriban transparent,  ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia” informon policia e shtetit. 

Kallpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të përdoreshin në kryerjen e  veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy