Mashtronin qytetarët europianë përmes call center, SPAK sekuestron 31 pasuri të dy anëtarëve të një grupi kriminal

Mashtronin qytetarët europianë përmes call center, SPAK sekuestron 31 pasuri të dy anëtarëve të një grupi kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar një sërë pasurish në kuadër të një hetimi pasuror ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme më 7 shkurt 2025.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë disa apartamente, sipërfaqe të konsiderueshme toke, një vilë në Lalëz, mjete luksoze si BMË dhe Audi, aksione në kompaninë “SUPER FOODS” sh.p.k., si dhe llogari bankare me shuma të mëdha në euro dhe lekë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 83.00 m², në pronësi të J.M., me adresë: Kompleksi Rezidencial “Siri”, në Rrugën, “Siri Kodra” Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe totale 78 m2, në pronësi të J.M., dhe A.M., me adresë: Rruga “Luigj Gurakuqi”, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 2639 m2, në pronësi të J.M, me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”  me sipërfaqe 2733 m2, në pronësi J.M., dhe A.M., me adresë: Mazrek, Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4000 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pjesa ideale prej 3/8 e Pasurisë “Arë”, sipërfaqe 3180 m², në pronësi J.M., me adresë: Rruga: Sauk Tiranë.

Pasuria “Arë”, sipërfaqe 4.253 m2, në pronësi J.M., me adresë: Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, tipi 3+1, sipërfaqe totale 182.02 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.36 m2, në pronësi J.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, sipërfaqe totale 18.06 m2, në pronësi J.M., me adresë:Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuri “Garazh”, me sipërfaqe totale 19.60 m2 në pronësi J.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Njësi Shërbimi” në katin nr. 11-të, sipërfaqe të përgjithshme 442.57 m2, në pronësi të J.M., dhe M.D., me adresë në objektin Rezidenca “Altura” në nën njësinë strukturore G24 në Bulevardin e Ri, pranë Parkut të Ri të Tiranës.

Pasuria “Vilë” individuale 2 kate, me 1 kat nëntokë, me sipërfaqe totale banimi 266.7 m2, në pronësi J.M., me adresë në Kompleksin Rezidencial Turistik “Lalzi Marina Seaside”, në Gjirin e Lalzit, Hamallaj, Durrës.

Pasuria “Apartament” me nr. Nr. 05, tipi 2+1,  sipërfaqe totale 103.1 m2, Kati 1, në pronësi të shtetases Z.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 11.69 m2, në pronësi të shtetasit S.M, me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.88 m2, në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Pasuria “Garazh”, me sipërfaqe 11.69 m2 në pronësi të shtetasit S.M., me adresë: Njësia Administrative Nr.9, Rruga: “Isa Boletini”, Tiranë.

Kuota 20% të shoqërisë tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të J.M., me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga: “Siri Kodra”, Tiranë.

Pasuria “Automjet”, i markës BMË, modeli X5 3.5D, viti i prodhimit 2017, në pronësi të shtetasit në pronësi të shtetasit S.M.

Pasuria “Automjet” i markës Audi, modeli A8, viti i prodhimit 2020, në pronësi të shtetasit F.M.

Pasuria “Automjet” i markës BMË, modeli X4, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetases A.M,.

Pjesa takuese ½ e pasurisë “Arë”, me sipërfaqe 4100 m2, në pronësi të shtetasit M. D, me adresë në Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 3720 m2, në pronësi M.D., me adresë të pasurisë Kashar Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 4600 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Mazrek Tiranë.

Pasuria “Arë”, me sipërfaqe 1300 m2, në pronësi të shtetasit M.D., me Nr. Personal J31124053M, me adresë të pasurisë në Mazrek Tiranë.

Pasuria “Apartament”, me sipërfaqe 115.7 m2, dhe sipërfaqe verande 82.3 m2, në pronësi të M.D., me adresë në rrugën: Mustafa Mara, Tiranë.

Pasuria “Vilë Dyshe”, me sipërfaqe totale me verandë të shfrytëzueshme 177.55 m2, si edhe me sipërfaqe totale parcele 557 m2, në pronësi të M.D., me adresë të pasurisë Kompleksi Turistik Polifunksional ‘San Pietro’ në Lalëz Durrës.

Kuota 40% të shoqëris tregtare “SUPER FOODS” sh.p.k., me nr. nipti M01310010L, në pronësi të M.D, me adresë të ushtrimit të aktivitetit, Njësia Nr 8, Rruga “Siri Kodra”, Tiranë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 195 763.24 euro.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., me balancë 417 454.64 lekë.

Llogaria bankare në Union Bank, në emër të M.D., PF me balancë 1,036,309.00 lekë.

Sipas hetimeve, këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale dhe nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.

Jusel Mici dhe Mendim Domi akuzohen nga SPAK se janë organizatorë dhe pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, që krijuan një skemë mashtrimi zhvatjeje të qytetarëve evropianë nëpërmjet qendrave call-center në Shqipëri dhe Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy