Teatri/ Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Teatri/ Meta: Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish për ndalimet dhe shoqërimet gjatë protestës për mbrojtjen e Teatri Kombëtar.

Meta i ka cilësuar ndalime politike, ndërsa bën thirrje për lirimin e tyre.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar sot që të lirohen të arrestuarit e protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të teatrit kombëtar janë vetëm politike”, është shprehur presidenti Meta.

Kreu i Shtetit ka theksuar se, “vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”.

“Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”, ka theksuar presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy