Biznesi i vogël dhe i mesëm të dielën në grevë, mbyll një orë qepenat

Biznesi i vogël dhe i mesëm të dielën në grevë, mbyll një orë qepenat

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, në shenjë proteste, ka bërë të ditur se të dielën biznesi i vogël dhe i mesëm do të mbyllin qepenat dhe do të ndalojnë dhënien e shërbimit ndaj qytetarëve për rreth një orë.

Shpallja e grevës, që do të nisë në orën 10:00 deri në 11:00 ditën e diel, njofton Shoqata e Biznesit, vendim i cili u mor nga Bordi Drejtues i saj.

Në njoftimin e bërë publik, ftohen të gjithë bizneset, si dhe anëtarët e shoqatës që t’i bashkohen grevës.

Ndërkohë një komunikim për MCN TV, nga kjo shoqatë, bëjnë me dije se arsyet e kësaj proteste kanë të bëjnë me rritjen e çmimit të energjisë, karburantit, rënies së fuqisë blerëse, korrupsionit, evazionit fiskal dhe situatës së rendit në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy