Një krim i rëndë ka tronditur dje një lagje në Atlanta, SHBA. Katër fëmijë dhe një burrë u gjendën të vrarë me goditje thike në shtëpinë e tyre, ndërsa një vajzë e vogël është e plagosur rëndë.
Autore e vrasjeve është vetë nëna e fëmijëve. Ajo është arrestuar, ndërsa vajza ndodhet në spital, ku po lufton mes jetës dhe vdekjes.
“Çfarë mund ta shtyjë një nën të bëjë një gjë të tillë? Çfarë mund ta bëjë një nën të vrasë fëmijët e vet? Ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë”, ka thënë shefi i policisë lokale, Michele Pihera.
Fëmijët ishin të gjithë nën 10 vjeç, ndërsa bashkëshorti rreth të 35-ave.
Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, por mediat amerikane thonë se bëhet fjalë për një familje që ishte transferuar nga Gëinnet, Illinois, pak muaj më parë.
Njerëz që i njihnin kanë thënë se gruaja vuante nga një depresion i rëndë, pasi kishte humbur të atin. Vëllai i burrit të vrarë ka thënë se një natë para ngjarjes kishte folur në telefon dhe gjithçka i ishte dukur normale.



