Regjisori Kastriot Çipi tha se Ramiz Alia s’ka dashur demokraci apo post-komunizëm në Shqipëri deri në dhjetor të vitit ’90.
Çipi tha se nëse mund t’i japim një meritë Alisë është që s’pati orientim drejt dhunës, pasi mund të hapte zjarr pas rrëzimit të shtatores së diktatorit.
Megjithatë sipas Çipit arsyeja përse Alia s'u orientua drejt dhunës ishte sepse ai e dinte që rrezikonte kokën.
Deri në dhjetor ‘90 Alia s’ka dashur as demokraci as post-komunizëm. Mund t’i japë këtë meritë që pas dhjetorit ‘90 s’pati orientim të Alia drejt dhunës. Mund të kishte pasur incidente të dhunshme qoftë edhe në momentin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Gjasat janë që s’ka dhënë urdhër sepse do ishte hapur zjarr në sheshin ‘Skënderbej’ Deri në ato momente Alia ka qenë një diktator komunist, ka bërë krime në emër të komunizmit duke filluar nga masakra e Tivarit te vrasjet në kufij. I bëri se ishte burrë i mirë, apo se rrezikonte kokën?!”



