Ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, Rama: Brenda 15 prillit zgjerojmë edhe paketën financiare

Ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, Rama: Brenda 15 prillit zgjerojmë edhe paketën financiare

Kryeministri Edi Rama njofton për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor për ndëshkimin me heqje lirie të shkelësve gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Masat e reja shtrënguese në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte e nga ana tjetër, do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vijim.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “masat e reja shtrënguese për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi Parlamentit për ndryshime në Kodin penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte e nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim duke siguruar shëndetin e qytetarëve”.

“Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet e po ashtu heqja e lirisë për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”, u shpreh Rama.

Sipas tij, brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri si dhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy