
Asnjë vizitor, qoftë shqiptar apo i huaj, nuk mund t’i shpëtojë magjepsjes nga bukuritë natyrore dhe qetësia që ofron parku kombëtar i Butrintit. Ky park, me një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike, konsiderohet si një "mikrobotë" e historisë shqiptare, duke ruajtur thesare të jashtëzakonshme të kaluara.
Megjithatë, duke hulumtuar më thellë në historinë dhe vlerat arkeologjike të këtij vendi, studiuesi dhe gjeologu Sazan Guri, i ftuar në studion e programit të mëngjesit, thekson se, bazuar në studimet e tij, guri i përdorur në ndërtimin e mureve të kalasë së Butrintit ka karakteristika që i përkasin periudhës pellazgo-ciklopike, para kulturës helene.
Sipas Gurit, kjo tregon se gurët e përdorur janë dëshmi të një kulture që ekzistonte shumë më parë se kultura helenistike.
Unë kam vajtur disa herë në Butrint dhe e kisha parë më syrin e një turisti por në moëntin që vjen një libër doktrinë nga një arkeolog, studiues anglez, Richard Hochest dhe ai anashkalon të gjktha gjërat pozitive për shqiptarët dhe përkundrazi i denigron. Në librin e tij, unë e pashe Biutrnitn në sy tjetër. Zotnia thotë që Butrintit ju dha padashje Shqipërisë.
Kjo më ndikojë shumë pasi e gjithë doktrina e tij ishte ‘alla-helene’, ndërkohë që atje në Butrint kur e pyes arkeologun se pse quhet institucion ‘asklepios’ që është vetëm shkëmbinj dhe gur, ai thotë se ky lloj guri mendohet që është gur helenistik, që ishte 20:20:60 cm. Dhe unë si gjeolog që jam e studiova dhe i them se ky gur kur vendoset mbi një gur që është pellasgjik ose ciklopik që ëhstë 80:80, që janë gur të mëdhenj megalipe. PO ngeli dhe tha që kështu thonë. Që dot të thotë që ku institucioni ‘askelpios’ në kulturën helene, zëre se kanë ardhur helenët ose kanë pasur ndikim epirot apo të ilirëve, atëherë dihet që kultura dhe civilizimi matet me anë të gurëve, janë shenjë historike.
Sipas Gurit, nëse analizojmë përdorimin e gurëve në periudha të ndryshme historike, do të kuptojmë se ata janë një pasqyrë e ndryshimeve kulturore dhe teknologjike.
Por, në Butrint, guri që përdoret është një guri megalitik dhe ka një dimension shumë më të madh se gurët e periudhës helenistike.
Psh koha e Justinianit, është ndërtim me gurë të vegjël kundër atyre që po vinin barbarët, koha e Turkut, është me gurë akoma më të vegjël ne viti 1600-1700, koha romake është me gurët tullë, koha helene le të themi është me këtë gur, por ky është një gur tjetër megalite dhe ky është gur pellazgo-ciklopik.
Duhet bërë matja patjetër e këtyre gurëve, sepse del se ky shkëmb del të jetë i viteve 3000 minimum, para erës sonë, pra i bie 2 mijë vjet para kulturës helene.



