Qorri: Oligarkët do të gllabërojnë bizneset e vogla, do të ketë kontradikta shoqërore

Qorri: Oligarkët do të gllabërojnë bizneset e vogla, do të ketë kontradikta shoqërore

Pedagogu Arlind Qorri është skeptik për të ardhmen e biznesit të mesëm dhe të vogël në krizën e pandemisë. Në një intervistë në TvT për emisionin “Në Fokus”, Qorri tha se kriza do t’i godasë fort këto biznese, duke i lënë terren biznesit të madh. Ai parashikon që bizneset e mëdha do zgjerohen akoma më shumë, çka do të çojë në kontradikta të ashpra sociale.

Kriza po vjen. Oligarkët do të gllabërojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Mendoj se do falimentojnë bizneset e vogla dhe të mesme dhe ato të mëdhatë do të bëhen akoma më të mëdha. Kjo do t’i bëjë kontradiktat shoqërore edhe më të ashpra dhe situatën në shoqëri një lloj “fuçie baruti”.

 

Sipas Qorrit, kriza që ka shkaktuar pandemia ndikon në mënyra të ndryshme në katër kategori shoqërore. Ai shtoi se të papunët janë shtresa më e dobët, e cila nuk është ndihmuar nga qeveria.

Nuk po e vuajnë të gjithë krizën njëlloj. Oligarkët janë karantinuar në vilat e tyre luksoze. Nisen nga Tirana, ndoshta edhe të infektuar dhe rrezikojnë të tjerët.  Klasa e mesme kanë mundësinë të punojnë nga shtëpia. Unë jam pedagog, jap mësim online dhe paguhem. Kategoria e tretë janë punëtorët. E katërta janë të papunët. Nuk po mbështeten nga qeveria, ata po rrezikojnë jetën. Në kushtet kur janë ndërprerë lidhjet shoqërore, ata rrezikojnë urinë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy