Izraeli konfirmoi se ka pranuar propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim dypalësh me Iranin, por se do të përgjigjet me forcë ndaj çdo shkeljeje të armëpushimit.
Zyra e kryeministrit njoftoi se kryeministri Benjamin Netanyahu u takua me qeverinë, ministrin e Mbrojtjes, shefin e shtabit të IDF-së dhe kreun e Mossadit “për të raportuar se Izraeli ka arritur të gjitha objektivat e Operacionit Rising Lion dhe shumë më tepër”.
Deklarohet se shteti hebre ka fituar kontroll të plotë ajror mbi Teheranin, ka shkaktuar dëme serioze në udhëheqjen ushtarake dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë iraniane.
Qeveria izraelite pretendon se ka eliminuar “kërcënimin e dyfishtë ekzistencial të armëve bërthamore dhe raketore iraniane”.
Qeveria izraelite ka njoftuar se ka arritur të gjitha objektivat e luftës së saj kundër Iranit.



