Në Bjellorusi ka nisur gjyqi i fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski.
Bialiatski, 60 vjeç, u arrestua në protestat antiqeveritare në vitin 2021 dhe mbështetësit e tij thonë se regjimi autoritar i liderit bjellorus, Aleksandër Lukashenko po përpiqet që ta bëjë të heshtë.
Ai akuzohet për kontrabandë parash për të financuar aktivitetin e opozitës.
Bialiatski rrezikon deri në 12 vjet burg.
Ai u arrestua në vitin 2021 pas protestave masive në rrugë për zgjedhjet e diskutueshme që e mbajtën Lukashenkon në pushtet vitin e kaluar. Demonstruesit u përballën me brutalitet nga policia dhe kritikët e Lukashenkos u arrestuan dhe u burgosën gjatë protestave, të cilat filluan në vitin 2020.
Bialiatski, i cili ishte një nga tre fituesit e Çmimit Nobel për Paqen 2022, është mbajtur pa gjyq që nga arrestimi i tij.
Ai tani është në gjykatë së bashku me dy shokët e tij aktivistë, Valentin Stefanovich dhe Vladimir Labkovich.



