Amnistia fiskale, Tomorri: Qeveria e vendosur për nismën, problem 84 votat në kuvend

Amnistia fiskale, Tomorri: Qeveria e vendosur për nismën, problem 84 votat në kuvend

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri nga studio e ‘MCN Economy’ komentoi lidhur me amnistinë fiskale për të cilin u shpreh se nuk beson se qeveria është tërhequr nga kjo nismë.

Ai tha se qeveria ndoshta po punon më tej mbi draftin dhe po mundohet të gjejë konsensus me faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij, Rama do vazhdojë para me miratimin e amnistisë, ndërsa theksoi se sheh si problem nëse maxhoranca do arrojë të sigurojë 84 votat në kuvend për ta kaluar.

'Nuk besoj se është formë tërheqëse, por drafti amnistisë fiskale nuk kalon me buxhetin e shtetit dhe s’ka si të kalojë se duhet të miratohet njëherë. Ka një cikël të shkëputur nga buxheti i shtetit dhe pavarësisht kundërshtimeve të forta të ndërkombëtareve, pas deklaratës së FMN, maxhoranca nxori Taulant Ballën dhe tha se ne do ta miratojmë ligjin e amnistisë fiskale pavarësisht çdo kundërshtimi që do ketë. Qeveria ndoshta po punon më tej mbi draftin, po mundohet të gjejë konsensus me faktorin ndërkombëtar, por nuk besoj se do i japin ndonjëherë konsensus ndërkombëtarët për atë draft po deri tani s’kemi tërheqje të maxhorancës dhe qeverisë për atë ligj të amnistisë për ta miratuar atë si ligj. Po sigurisht diskutime bëhen, por jo gjithmonë arrihet në dakordësi dhe qeveria do të ketë një justifikim që ne e diskuam me partnerët kemi pika që bashkohemi dhe ndahemi dhe Rama është një mjeshtër për justifikime të këtij lloji, por Rama do vazhdojë para me miratimin e amnistisë. Por përtej kësaj shoh dhe një problem tjetër te qeveria për këtë nismë sepse në fund amnistia kërkon 84 vota në kuvend për ta kaluar dhe se di nëse do i gjejë ato 84 vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy