Eda Gemi, eksperte e OECD për migracionin, tha në “Arnautistan” se është për të ardhur keq që është krijuar një imazh i keq për shqiptarët në Britaninë e Madhe.
Ajo tha se shqiptarët janë identifikuar me krimin e rëndë dhe organizatat kriminale në këtë vend. Gemi u shpreh po ashtu se nuk e kupton se si një vend me demokraci kaq të konsoliduar po bën një sistem të tillë azili, ku përfshihet një vend i tretë si Ruanda.
Është për të ardhur keq që është krijuar ky imazh i keq. Pa pritur pa kujtuar shpërngulet ky lloj imazhi në një vend Perandori. Që e identifikojnë rrezikun dhe sigurinë me një emër, shqiptarët, që nga pikëpamja sasiore nuk janë asgjë. Nuk jam e sigurt nëse shqiptarët janë të parët në burgje, por krimet që ato kryejnë konsiderohen shumë të rrezikshme. Janë të identifikuar me krimin e rëndë, organizata kriminale, kryesisht me trafikun e drogës. Është ironik fakti që edhe kryeministri britanik dhe ministrja përkatëse janë të dy me origjinë emigrante. Si është e mundur që një vend si Britania e Madhe, që quhet një demokraci shumë e konsoliduar, bën sistemin e azilit, që është kryekëput kombëtar. S’mund ta bësh tender në një vend tjetër. Kam pasur edhe diskutime me njerëz që janë më kompetent se unë në këtë fushë. U përzgjodh Ruanda, që është ende në fuqi, por është ende në Apel. Për mua ishte e pazakontë. Në rast se kontingjenti i azilkërkuesve dërgohet në Ruandë, do kenë sistemin e mbrojtjes si azilantë apo refugjatë në Ruandë. Për mua është ‘sui generis’. Të kërkosh azil është një nga pjesët themelore të të drejtave të njeriut. Në thonjza e kuptoj që Britania është në një krizë të thellë identitare. Të vijnë sot dhe të shënjestrojnë një kombësi, një komunitet”.



