Shteti bektashi në Shqipëri/ Kalemaj: Ka gjasa të shërbejë si parajsë fiskale (VIDEO)

Shteti bektashi në Shqipëri/ Kalemaj: Ka gjasa të shërbejë si parajsë fiskale (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj tha në Mcn Live se kryeministri Rama ka vrarë me një gur disa zogj, lidhur me idenë krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri.

Sipas Kalemajt kryeministri duhet të jetë konsultuar me partnerët, SHBA-të, pavarësisht se ai e mohon këtë gjë.

Z.Rama e ka menduar këtë gjë, s’ishte thjesht një veprim intuitiv. Është diçka e konsultuar natyrisht me partnerët, pavarësisht se ai e mohonte. Ka qenë ide e amerikanëve apo ide e z.Rama, që ka konvenuar, kjo ha vend për diskutim, sepse varet çfarë forme do marrë ky shtet dhe kush janë qëllimet nëse materializohet.  Unë mendoj se z.Rama me një gur ka vrarë disa zogj. Propozon diçka e cila është linjëzuar me amerikanët. E dyta, ai përmendi fjalën shtet islamik i moderuar, dhe pastaj shtoi se ky shtet do lejojë veshjen e grave si të duan, alkoolin, duke dhënë mesazhin në botë dhe vendet e tjera që ky është një sekt, që ka një veçanti, që e ka edhe historikisht këtë gjë, që kryegjyashatën e ka në Shqipëri.  Zogu tjetër që vrau me një gur është çështja e zgjidhjesh të pronave. Tha që s’do pretendojë për prona të shpronësuara dhe të zaptuara. Do flasim edhe për pronat që aktualisht gëzon ky shtet. Kjo pastaj hap diskutime të tjera, sepse shteti duhet të ketë sinore të përcaktuara qartë, ku do jetë dhe ku do shtrihet. U tha që do jetë me sipërfaqen më të vogël dhe me numrin më të vogël të popullsisë. Nëse i referohemi Vatikanit që ka 764 banorë, i bie që të ketë më pak se 500 banorë, dhe çfarë do ndodhë me ata që do jenë në territorin e këtij shteti, do jenë rezidentë apo jo. Është një vit elektoral dhe e zhvendos komplet debatin politik në këtë fushë dhe zonë që komandon më mirë. Tjetra është që merr vëmendjen e shtypit ndërkombëtar. Është edhe një faktorizim i Baba Mondit”.

Kalemaj theksoi se nuk ka rrezik për fundamentalizëm në shtetin e ri, por ka gjasa që të shërbejë si parajsë fiskale.

“Ku shtet ka më shumë gjasa të shërbejë si parajsë fiskale. Shtetet përveçse të mbrojnë nga imuniteti penal, kanë edhe instrumentin tjetër, psh. Lihtenshjeni është një parajsë fiskale, dhe ka pasur akuza nga Gjermania sepse ishte kthyer në një mikroshtet që u kthye në parajsë fiskale. Qipro, Luksemburgu, që kanë shërbyer si parajsa fiskale. Këto janë disa nga risqet. Varet s’i Rama ua ka shitur partnerëve. Kjo shërben ndoshta si parajsë fiskale, edhe për imunitet të disa individëve, ndoshta edhe nga SPAK-u. Këta që do jenë brenda kufirit, çfarë janë? Qytetarë të atij shteti, apo punonjës të kryegjyshatës. Nëse do jenë punonjës, ka administrativë dhe klerikë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy