Në 2 vite, janë proceduar penalisht mbi 2 mijë efektivë policie të kapur me shkelje. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë prezantimit të projektit për kamerat e trupit për punonjësit e policisë së shtetit.
I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Rama, tha se paisja e efektivëve të policisë me kamera, do të ulë abuzimet e policisë por edhe të qytetarëve.



