
Autoritetet australiane arrestuan një burrë 59-vjeçar për dyshimin se vepronte si një agjent i spiunazhit ekonomik për Korenë e Veriut me qëllim rritjen e të ardhurave për qeverinë e Phenianit.
Policia Federale australiane e identifikoi agjentin me emrin Chan Han Choi, një shtetas i natyralizuar australian, fillimisht nga Korenë e Jugut, transmeton CNN. Ai jeton në Sydney.
Policia tha se Choi ndërmjetësoi shitjen e raketave, komponentëve të raketave dhe ekspertizës nga Koreja e Veriut tek entitetet e tjera ndërkombëtare dhe negocionte furnizimin me armë të shkatërrimit në masë.



