Myslimanët dhe Viti i Ri/ Curri: Për Islamin problem është paganizmi, jo vendosja e një bredhi me drita. Kemi festa tjera (VIDEO)

Myslimanët dhe Viti i Ri/ Curri: Për Islamin problem është paganizmi, jo vendosja e një bredhi me drita. Kemi festa tjera (VIDEO)

Ditët e fundit në rrjetet sociale qarkullon një video ku një imam shprehet me zë dhe figurë që myslimanët nuk duhet të festojnë Vitin e Ri dhe se nuk duhet zbukuruar shtëpia për festa.

Por çfarë thotë qartësisht feja islame mbi këtë, teologu Ilir Curri, ka në shpjegim.

Drupal Ad

Në studion e “MCN live”, Curri pohon se për Islamin problem është paganizmi, jo vendosja e një bredhi me drita.

Nëse njerëzit e vendosin bredhin dhe nuk e kanë parasysh festën pagane, të fesë tjetër, është çështje që nuk ka të bëj me datë të caktuar dhe ndriçon një bredh ose bën një zbukurim të caktuar, nuk ka asnjë lloj problemi. Problemi është paganizmi dhe idhujtaria, një formë paganizmi, se të thuash se Zoti, ka fëmijë, të ndezësh drita, apo të bësh gjithë këto zbukurime, për lindjen e birit të Zotit, kjo në doktrinën Islame bie ndesh me të.

Doktrina Islame nuk e pranon, pasi Zoti fal çdo mëkat, por nuk fal ti thuash se Zoti ka bijë dhe bir. Nëse pala tjetër thotë kështu, nuk përbën problem se gjithsecili është në fenë e tij.

Për teologun Curri, myslimanët e kanë të ndaluar të festojë festat e të tjerëve, për shumë arsye.

 Në familjen time nuk mund të ketë bredh, zbukurime për një festë që nuk është e jona, ka festa të tjera ne shqiptarët që i kemi ngritur bashkërisht të gjithë.

Nuk ka lidhje me myslimanët, ne festojmë nuk ulemi posaçërisht për një datë të caktuar, as për Vitin  ri, as për ditëlindje, bredhi lidhet me një fe tjetër, myslimanët nuk mund ta vendosin.

As pije as drita, nuk ka lidhje kjo. Feja myslimane i lejon të gjitha këto, por jo për festat e jomyslimanëve. Nuk kemi nevojë për pemën, edhe kristianët e morën nga paganët nuk ishte e tyre.

Ne ndezim drita për Ramazan dhe Bajram, ne thjesht festojmë proporcionalisht në periudhë dhe kohë tjetër, në esencë festa jona, është adhurim. Ne festojmë por jo me pije me shtyrje se janë haram, ne nuk shtrojmë darkë për të festuar ndërrimin e viteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy