Një gomone është djegur në rrethana të dyshimta në Orikum. Mjeti lundrues është djegur në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.Ç. Gomonia ishte e gjatë 6 metër, me motor 200 kuaj fuqi, pronë e shtetasit B.B.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet për shkaqe aksidentale, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



