
Regjisori Kastriot Çipi thotë se alarmi i klimës është një nga fushëbetejat që globalistët luftojnë shumë ashpër.
Ai deklaroi në “Arnautistan” në MCN Tv, se për globalistët njerëzit duhet të varfërohen dhe të humbasin shumë të drejta, me justifikimin e mbrojtjes së klimës.
Sipas tij, flamurin e idiotësisë e mban qeveria e Holandës e cila i ka shpallur luftë edhe azotit.
Besoj që klima ndryshon vazhdimisht është një cikël natyror dhe njeriu nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar kursin e klimës.
Për azotin thuhet se bajgat e lopëve dhe plehrat kimike, rrisin përqindjen e azotit.
Ndaj Kryeministri Rutte i Holandës thotë se 1/3 e fermave do mbyllen dhe do i kompensojë.
Holanda është eksportuesi kryesor në Europë dhe kjo do çojë në rritjen rekord të çmimeve.
Nëse heqim qumështin dhe mishin, çfarë do hamë? Insektet dhe mishin sintetik të Bill Gates.
Mbledhjet e organizatave të fshehta ndodhin rregullisht dhe aty merren vendime për jetën time dhe tënde.
Ai shkoi më tej duke thënë se në SHBA, do bëhet ligj federal që ligjëron martesat e komunitetit LGBTI.
“Martesa në gjini është degjenerim i familjes. Pas martesës së dy burrave dhe dy grave do lejohet martesa e një burri me katër gra, etj. Lufta është që familja të zhduket. Kjo çon në shpartallimin e familjes.



