Kreu në detyrë i OSBE, Robet Wilton, tha sot se zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Shqipëri treguan edhe një herë se sa e nevojshme është që të ndërmerret një reformë zgjedhore e plotë.
Sipas Wilton, kjo reformë do të garantonte depolitizimin e administratës zgjedhore dhe një barazi gjinore në përfaqësimin politik dhe në komisionet zgjedhore.
“Shqipëria, me shpresë, është gati duke filluar një reformë zgjedhore substanciale, bazuar te rekomandimet për dy zgjedhjet e fundit – rekomandime të hartuara si nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ashtu edhe nga ata vendorë. Ka konsensus të plotë për këtë.” – tha Wilton.



