Xama: Kompania e mikut të Veliaj, Elman Abule, mori leje për ndërtimin e pallatit në lulishten e zonës së Kombinatit

Xama: Kompania e mikut të Veliaj, Elman Abule, mori leje për ndërtimin e pallatit në lulishten e zonës së Kombinatit

Kontrollet e banesave dhe bizneseve të familjes së Erion Veliajt, vijnë 7 muaj pasi SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj tyre teksa në mesin e kompanive të kontrolluara nga SPAK, veçohet edhe kompania e mikut të Veliaj, Elman Abule.

Gazetarja Ola Xame, e ftuar në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, në MCN tv, bëri të ditur se bazuar në hetimet e SPAK, rezulton se kompania e mikut të Veliaj, Elman Abule, mori leje për ndërtimin e pallatit në lulishtën e zonës së Kombinatit, për të cilët ka pasur edhe protesta nga banorët.

Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë sipas pistave të hetimeve qe dyshon SPAK, rezulton që shtetasi Elman Abule, zotëron gjashtë kompani në Shqipëri, kryesisht në fushën e përpunimit të metaleve, me lëndën e parë hekurit dhe disa kompani të tjera më lëndën e parë, aluminin, bakrin, por edhe kompani në prodhimin e centraleve të energjisë elektrike.

Ajo që lidh fijet e shtetasit Elman Abule me kryetarin Erion Veliaj është kompania “Fidalba” e themeluar në vitin 2011, por për katër vite rresht nuk ka pasur asnjë aktivitet në shitje.

Por me pas rezulton që në10 janar 2024 kjo kompania është subjekti ndërtues për një pallat shtatkatesh në zonën e Kombinatit, ku ka pasur edhe një protestë rreth saj, si nga banorët e pallatit edhe nga Lëvizja ‘Bashkë’, duke qenë se ka qenë lulishte e vetme.

Ajo që e bën dyshuese këtë ishte se Velija nuk kishte pranuar të jepej leje për atë lulishte dhe më pas në momentin që kompania e mikut të tij është ndërtuese në të njëjtën parcelë, ai ka dhënë miratimin e lejes në këtë lulishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy