
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se opozita nuk reflekton nga gabimet e saj dhe vazhdon të këmbëngulë me të njëjtët njerëz.
Sipas Sejaminit fuqizimi i opozitës vjen përmes ndryshimit duke fituar simpatine e shtresës së gjerë të popullsisë.
“Strategjia e opozitës nuk ka ndryshuar fare. Një nga problemet kryesore është që nuk reflekton dhe ndryshon. Ajo këmbngul një qasje me të njëjtët njerëz. Fuqizimi vjen vetëm përmes ndryshimit. Sot opozita ka të vetmen ndryshim duke fituar simpatinë nga shtresat e gjera të popullsisë. Vajtja atje të rrugica mund të jetë simbolike, por jo një ndryshim.”



