Demokratët publikojnë emailet, Trump përmendet në komunikimet e Jeffrey Epstein me Maxwell

Demokratët publikojnë emailet, Trump përmendet në komunikimet e Jeffrey Epstein me Maxwell

Demokratët e dhomës së ulët të Parlamentit amerikan kanë publikuar email-e të reja të Epstein-it që i referohen Presidentit Donald Trump.

 

Mes emaileve janë edhe ato mes Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, ku sipas demokratëve, Trump përmendet disa herë.

 

Në një email dërguar Ghislaine Maxwell në prill 2011, Epstein shkruan: “Dua që ta kuptosh se qeni që nuk ka lehur ende është Trump.” Ai shton: “[Viktima] kaloi orë të tëra në shtëpinë time me të, ai nuk është përmendur kurrë.”

 

Maxwell përgjigjet pak më vonë, duke thënë: “E kam menduar këtë…

 

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së kthehet pas disa javësh pushim, dokumentet pritet të rindezin debatin e nxehtë rreth publikimit të të ashtuquajturave Dosje Epstein, pjesëve të dokumenteve qeveritare që lidhen me financierin e vetëvrarë në qeli. 

 

Demokratët thonë se rreth 23 000 dokumente po shqyrtohen aktualisht nga Komiteti Mbikëqyrës.

 

Trump ka mohuar fuqimisht se ka qenë në dijeni të aktiviteteve të paligjshme të Epstein. Të dy e njihnin njëri-tjetrin në vitet 1990 dhe 2000, por patën një grindje rreth vitit 2004.

 

Gazeta New York Times raportoi në korrik se prokurorja e përgjithshme e SHBA-së Pam Bondi e kishte informuar Trump se emri i tij shfaqej në dosje.

 

Marrëdhënia e Trump me Epstein ka qenë në qendër të debatit politik mes demokratëve dhe republikanëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy