Rikthimi i gripit të shpendëve i ka detyruar autoritetet të ndalojnë importin e tyre nga vendet e prekura. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Bujqësisë, e cila njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.
Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave. Për këtë arsye ky institucion ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.
Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur
Në tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8.



