Lehtësohen procedurat për birësimin e fëmijëve (VIDEO)

Lehtësohen procedurat për birësimin e fëmijëve (VIDEO)

Të birësosh një fëmijë, tani do të jetë më e lehtë. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore që pritet të miratohen pas konsultimeve me grupet e interesit, çiftet që kërkojnë të birësojnë një fëmijë do t’u nënshtrohen procedurave më të thjeshtuara.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Denada Seferi tregon për TvT se risi, do të jetë edhe birësimi nga ana e çifteve bashkëjetuese.

“Projektligji, por edhe Kodi i familjes, parashikojnë që të përshpejtojnë procedurat për çështjet e shpalljes së braktisur të fëmijve, për procedurat gjyqsore, për seancat gjyqsore, por njëkohsisht për mënyrën e trajtimit të çdo rasti të fëmijve që është në institucion për lidhjen e tyre me familjen biologjike apo me familjen e tyre të ardhshme. Çiftet të cilat bashkëjetojnë, të cilat janë solide, të cilat kanë të ardhura të përbashkëta, që i konsumojnë të dy së bashku, dhe që kanë bashkëjetuar më shumë se tre vjet, kuptohet duke ndjekur edhe historikun e tyre në komunitet, për familjen më të gjërë farefisnore, duke parë edhe qëllimet e tyre për të cilin kërkojnë të birësojnë fëmiun, me procedurat të cilat kanë të bëjnë edhe me këshillimet psikologjike, por edhe me intervistat, por edhe me monitorim direkt të kësaj familje, dhe se sa e fortë është familja e tyrë, atëherë edhe me pas do të realizohet procesi i birësimit”.  

Sipas Seferit, çiftet e reja shqiptare gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për të birësuar fëmijë, madje edhe në rastet kur kanë fëmijë biologjikë. Por, nuk ka munguar interesi edhe nga çiftet e huaja.

“38 dosjet të çifteve aplikanët të birësuesve, kërkojnë që të birësojnë nga Franca, Belgjika, Italia, Amerika, Kanadaja, Greqia. Sidomos, mes tyre ka edhe çifte shqiptare që jetojnë jashtë, jetën e tyre e bëjnë në të gjitha këto vende, dhe ato kanë interes të madh për të birësuar. Ka kërkesa të çifteve që kanë pasur një fëmijë, dhe kërkojnë që të birësojnë edhe një tjetër, ashtu siç ka kërkesa nga çifte të cilat kanë birësuar një fëmijë dhe kërkojnë të birësojnë një fëmiun e dytë”.

Seferi tregon madje dhe raste, kur nënat biologjike janë penduar për braktisjen e fëmijës, duke i kërkuar vite me vonë tek familjet birësuese.

“Pas shumë e shumë vitesh, dy kërkesa nga dy nëna, të cilat kanë kërkuar fëmijët e tyre, por kuptohet që janë kërkuar pas një periudhe dhjetëvjeçare, gjë për të cilën lë për të dëshiruar, sepse fëmia është birësuar dhjetë vjet më përpara, dhe kjo lloj pendese është ndoshta tepër e vonë për të vepruar pastaj”.

Përgjatë 2019 numri i birësimeve në total ka qenë 24 fëmijë  të birësuar, më pak se në vitet paraardhëse, ndërsa shkak për uljen e numrit është bërë ndërgjegjësimi i nënave për të mos braktisur foshnjat e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy