
Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike uji në ketë zonë.
Protestës së tyre iu bashkuan edhe një sërë organizatash mjedisore si dhe deputet e aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë.
Ata u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, duke thyer kordonin policor dhe duke bllokuar për disa minuta Rrugën e Kombit.
Banorët thonë se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve që i konsiderojnë abuzive.
Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banorëve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kanë depozituar dhe një kallëzim penal në prokurori për falsifikim të firmave.



