Kriminelin më të bukur në botë e përndjek e shkuara (FOTO)

Kriminelin më të bukur në botë e përndjek e shkuara (FOTO)

Jeremy Meeks njihet ndryshe në internet si “krimineli më i bukur në botë”. Ish-i dënuari që u bë model ka fituar lirinë por e shkuara e përndjek ende. Eric Castillo ishte vetëm 16 vjeç dhe kishte një pasion të vetëm: basketbollin.

Në vitin 2004, ai u bë viktima e pafajshme e një përplasjeje mes bandash. 16-vjeçari u vra ndoshta gabimisht nga David Lewis, që atëherë ishte vetëm 17 vjeç dhe bënte pjesë në bandën Crips, një prej më të dhunshmeve në Kaliforni, pjesë e të cilës ishte dhe Jeremy Meeks.

Pasi ky i fundit doli nga burgu dhe u bë i famshëm si model, mamaja e Eric-ut, Karmen, nuk e ka përmbajtur mllefin për bandën që i mori jetën të birit.

“Më dhemb kur shoh një njeri si Meeks të shpërblehet në mënyrë të tillë pas asaj që banda e tij ka bërë. Kjo më mbush me hidhërim. A jemi ne të sigurt se ai nuk është më pjesë e asaj bande. Nuk e kuptoj pse një njeri i tillë nderohet në vend që të ndëshkohet”, thotë ajo.

Vetë Meeks tashmë është një yll pasarelash dhe shoqërohet me femra të pasura. Por ai thotë se e ka lënë pas të shkuarën. “Nuk është e lehtë kur e di se historia jote është pjesë e domenti publik, kam frikë se edhe fëmijët e mi do ta lexojnë. Tatuazhet në trupin tin bëjnë pjesë e kësaj të shkuare që dua ta hedh pas krahëve”, ka thënë ai.

Shumë prej tatuazheve të tij janë bër në kohën kur ishte pjesë e bandës, ndërsa ai në formë loti në cepin e syrit simbolizon një vrasje në luftën mes bandave rivale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy