
Të shkruash në dialekt sot vlerësohet si pasuri në letërsi, pavarësisht paragjykimeve që mund të hasen.
Për poetin dhe shkrimtarin Primo Shllaku, i ftuar në “MCN informacion”, gegnishtja është një degë e rëndësishme e letërsisë shqipe, po aq sa e gjuhës që kanë krijuar një monument në historinë e letërsisë .

Për Shllakun, rizgjimi i letërsisë gege ka pësuar një ngritje që nga viti 2010 e më tej dhe po shkruhet mirë.
Në fillimet e mia kur kam filluar një luftë parimore për mbrojtjen e genishtës, kam thënë që ‘nuk e ndërroj diçka të bukur për diçka po aq të bukur. Më jepni diçka që është më e bukur dhe unë bëhem me atë që është më e bukur’.
Pra, tosknishtja ka mrekullira, sepse ka tinguj shumë të qartë, ka tingëllues dhe përshtatet shumë bukur për skenat idelike, është më afër erotizmit dhe ka më shumë përkëdhelëse. ADN-ja e shqipes ka kaluar shumë më shumë humnera sesa kongresi i 1972-es, 500 vjet shqipja ka qenë e shtypur me zjarr sa të arriti puna të kishim alfabetin dhe morëm 2-3 te tjera dhe hajde gjeje cili është më i miri.
Rizgjimi i letërsisë gege qysh në 2010 e deri sot po krijon spesor dhe po shoh që ata jo vetëm që e shkruajnë, kanë zgjidhur problemet e drejtshkrimit, jo vetëm se kanë bërë zgjedhjen e tematikës por e forta është se ata kanë filluar të shkruajnë mirë, dhe kjo është beteja. Nuk fitohet beteja me drejtshkrim por me mendim letrare, aliteracionet që i sjell ajo.
Shkrimtari Shllaku thotë se duhet pranuar fakti se gegnishtja po kthehet gjithnjë e më e fortë pavarësisht përpjekjeve të pushteteve për ta penguar.
Kam një listë të 256 shkrimtarëve që shkruajnë gegnisht, dhe e kam vunë në dijeni edhe Akademinë e Shkencave, kam vënë në dijeni edhe Institutin e Studimit të Gjuhës dhe Letërsisë dhe ata nuk ma kanë kërkuar kurrë këtë listë. Kam punuar pa lekë dhe kam bërë një punë jo të vogël dhe ata nuk ma kanë kërkuar kurrë dhe ata nuk e pranojnë këtë fakt, fakti është këtu.
Gegnishtja ka hyrë në Index, jo toskërishtja, gegnishten e ka penguar, regjimi, njëherë dhe letërsia e realizmit socialist, e cila ishte inkompatibile, e papërputhshme me traditën gege e cila ka fillua si letërsi fetar dhe ma mbaruar si letërsi spiritualë, në një kohë që kjo letërsia e realizmit socialist e ka propagandën.
Gegnishtja ka dhënë vepra të mëdhaja dhe ka krijuar traditën e shëndoshë. sikur pushtimi i perandorë,
Gjuha ka edhe metafizikën e vet, dhe ka transcendencën e vet, d.m.th., ajo sillet rrotull dhe vjen pra kur ka qenë. Do rikthehemi sepse transhendenca e gjuhës kthehet, u kthye kapitalizmi te ne, sepse me sa duket është më e keqja më e vogël, por u kthye. Pra, unë shoh që është kthyer, sado dikush mund të mos ta shoh.



