Përshkallëzohen tensionet në Niger, ultimatum 48 orë për largimin e ambasadorëve të huaj

Përshkallëzohen tensionet në Niger, ultimatum 48 orë për largimin e ambasadorëve të huaj

Sundimtarët ushtarakë të Nigerit u dhanë një ultimatum prej 48 orësh ambasadorëve francezë, gjermanë dhe amerikanë për t’u larguar nga vendi i tyre.

Ky vendim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në vend dhe kërcënimit me ndërhyrje ushtarake nga blloku i Afrikës Perëndimore nëse junta nuk tërhiqet nga pushteti.

Ultimatumi është refuzuar menjëherë nga qeveria franceze e cila përsërit se nuk e njeh autoritetin e sundimtareve nigeriane.

"Puçistët nuk kanë autoritetin për të bërë këtë kërkesë, miratimi i ambasadorit vjen vetëm nga autoritetet e zgjedhura legjitime të Nigerisë".

Me gjithë kërkesat për tërheqjen nga pushteti të juntës ushtarake dhe rikthimin e presidentit të zgjedhur Mohamed Bazoum udhëheqësit e Nigerit kanë paralajmëruar kundër çdo ndërhyrje ushtarake.

Ata po ashtu shtuan se në çdo rast agresioni do të lejojnë ndërhyrjen e trupave nga Mali dhe Burkina Faso.

Fqinji verior i Nigerit, Algjeria po ashtu ka paralajmëruar pasoja katastrofike në rajon në rast ndërhyrjeje. 

Tre qeveri të tjera kanë rënë këto tre vite në Niger pas rebelimeve ushtarake dhe xhihadistëve që kontrollojnë një pjesë të territorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy