“Sfidë e bukur të jesh grua sipërmarrëse”, Gruda: Kam përfituar nga start up-et, prioritet të qenit femër

“Sfidë e bukur të jesh grua sipërmarrëse”, Gruda: Kam përfituar nga start up-et, prioritet të qenit femër

Sipërmarrësja Pamela Gruda, nga Ample.al, e konsideroi një sfidë të bukur të qenit grua sipërmarrëse, duke shtuar se kjo kërkon durim, guxim dhe këmbëngulje.

Duke folur në “MCN Economy” ajo tha se ka përfituar nga start up-et e ministrive, duke theksuar se të qenit femër përbën prioritet në të tilla iniciativa.

Të jesh grua sipërmarrëse është sfidë e bukur do ta quaja. Rreth një vit e gjysmë kam sipërmarrjen time. Do shumë durim, guxim, këmbëngulje, por është një eksperiencë që të jep një liri dhe kënaqësi që mendoj që s’ta jep asnjë punë. Kam përfituar nga thirrja e parë e ministres Edona Bilali, ku ishte prioritet nëse ishe femër. Në thirrjet që bëhen në mënyrë të vazhdueshme për start up-e është prioritet të jesh femër. Ka marrë prioritet edhe nga ana e qeverisë, edhe e bashkisë. Diçka tjetër në lidhje me institucionet apo me taksat. E kam gjetur veten njësoj dhe goxha lehtësira madje. Biznesi im është biznes i vogël. Këtu ku kam eksperiencë 1 vit e gjysmë, kam gjetur shumë lehtësi për të zhvilluar idenë time”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy