
Banorët e shkretëtirës më të thatë në botë, Atacama në Kilin verior, u zgjuan me një pamje marramendëse: peizazhi i saj i famshëm hënor i mbuluar me borë.
“E pabesueshme! Shkretëtira Atacama, më e thata në botë, është e mbuluar me borë”, shkroi në X observatori Alma, i vendosur 2900 metra mbi nivelin e detit, duke postuar një video të hapësirave të gjera të mbuluara me të bardhë.
Observatori shtoi se ndërsa bora është e zakonshme në pllajën Chajnanator aty pranë, e vendosur në më shumë se 5000 metra dhe shtëpia e teleskopit të saj gjigant, objekti i tij kryesor nuk kishte parë borë për një dekadë.
Shkencëtari i klimës në Universitetin e Santiagos, Raul Cordero, i tha AFP-së se ishte shumë herët për të lidhur borën me ndryshimet klimatike, por shtoi se modelimi i klimës kishte treguar se kjo lloj ngjarjeje në shkretëtirën Atacama ndoshta do të bëhet më e shpeshtë.



