Disa zyrtarë ushtarakë ukrainas dhe biznesmenë përvetësuan 40 milionë dollarë në një blerje armësh në fillim të luftës së nisur nga Moska.
Rasti është zbuluar nga SBU, agjencia kryesore e inteligjencës dhe sigurisë në Ukrainë.
Përvetësimi ndodhi në gusht 2022, gjashtë muaj pas pushtimit rus të vendit.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga SBU përvetësimi ndodhi gjatë blerjes jashtë vendit të 100,000 predha mortajash të cilat nuk u dorëzuan kurrë.
Fondet (1.5 miliardë hrvynia) në realitet ishin përvetësuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të kompanisë Lviv Arsenal, të mandatuar për blerje, me bashkëpunimin e një kompanie të huaj.
Po ashtu SBU tha se një nga të dyshuarit është në paraburgim pasi u arrestua gjatë një përpjekjeje për t'u larguar nga Ukraina.



