Kosova dhe Serbia, marrëveshje për pezullimin e vizitave mes dy vendeve

Kosova dhe Serbia, marrëveshje për pezullimin e vizitave mes dy vendeve

Kosova dhe Serbia përmes një “marrëveshje mirëkuptimi” kanë pezulluar të gjitha vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku dyshohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo marrëveshje, sipas Bashkimit Evropian, u bë menjëherë, pasi autoritetet në Prishtinë refuzuan kërkesën për vizitë të zyrtarëve të lartë serbë.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka konfirmuar se është arritur një pajtim i mirëbesimit, por nuk ka saktësuar për çfarë palët kanë rënë dakord.

“Ne nuk komentojmë marrëveshje diplomatike apo të mirëkuptimit, të cilat i ka ndërmjetësuar BE-ja me apo mes partnerëve tanë. Por, në këtë rast konkret, mund të konfirmoj, pa hyrë në detaje, se ne kemi ndërmjetësuar një mirëkuptim të tillë mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me vizitat e ndërsjella”, ka deklaruar Stano.

Mësohet se marrëveshja u arrit përmes përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ai parashikoi që palët të përmbahen nga kërkesa për vizita në Serbi ose Kosovë.

Siç u shpjegua në selinë e BE-së, iniciativa për këtë marrëveshje u nis për shkak të "nxitimit të papritur të kërkesave" të paraqitura për vizita në Kosovë dhe Serbi, në kohën kur filluan gërmimet në një vend ku dyshohet për një varrezë masive të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Logjika e kësaj iniciative evropiane, siç u tha, është që vizita të tilla do të provokojnë tensione dhe emocione.

Në kuadër të dialogut teknik, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia kishte arritur marrëveshje për vizitat zyrtare, e cila ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor, 2014.

Aty janë përcaktuar edhe afatet kohore se kur mund të dërgohen kërkesat për vizita dhe kur palët mund ta refuzojnë një vizitë të zyrtarëve të shtetit tjetër.

Për të gjitha këto, thuhet në marrëveshje, duhet që edhe BE-ja të jetë e informuar.

Më 21 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe dy zyrtarëve të tjerë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Haradinaj-Stublla tha se kërkesa e presidentit Vuçiç, ministrit të Mbrojtjes, Alleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, për të vizituar Kosovën, vjen në një kohë kur në Serbi po kryhen gërmime pas gjetjeve të mbetjeve mortore “të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy