Njerëzit me grup gjaku të llojit “A”, janë më të prekshëm nga koronavirusi

Njerëzit me grup gjaku të llojit “A”, janë më të prekshëm nga koronavirusi

Të gjithë ata persona që kanë grupin e gjakut “A”, mund të preken më lehtë nga koronavirusi, kundrejt atyre që kanë grupin e gjakut “0”, të cilët duken më rezistentë.

Kjo është një përgjigje paraprake e një studimi të kryer mbi pacientët kinezë, që u preken nga virusi Covid-19.  

Shkencëtarët kinezë ekzaminuan mbi dy mijë modele të grupeve të gjakut tek pacientët e infektuar nga virusi Covid-19 në Uhan dhe Shenzhen, duke i krahasuar ato me grupet e gjakut të qytetarëve të paprekur nga virusi në të njëjtën zonë.

Ata zbuluan se pacientët me grup gjaku “A”, shfaqën një normë më të lartë të infeksionit dhe kishin si tendencë të zhvillonin simptoma më të rënda.

Shkencëtarët, pranuan se studimi nuk ishte i plotë dhe se ishte e nevojshme verifikimi i metejshëm i të dhënave, por kjo nuk i ndaloi ata të nxisin institucionet shëndetësore kineze të marrin parasysh edhe dallimet mes grupeve të gjakut, kur planifikojnë masat zbutëse ose në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Njerëzit me grupin e gjakut “A”, mund të kenë nevojë për një mbrojtje të veçantë për të zvogëluar mundësinë e infeksionit”, shkruan ata.

Profesori Wang Xinghuan, shkruan se pacientët me grupin e gjakut “A” të Sars-CoV-2, mund të kenë nevojë për një trajtim më të kujdesshëm dhe më të fortë.

Ai thekson se krejt ndryshe ndodh me personat me grup gjaku të llojit “0”, të cilët paraqesin një rrezik më të ulët në infektimin me Covid-19.

Raportet e publikuara nga “South China Morning Post”, raportohej se nga 206 pacientë që vdiqën me Covid-19, 85 prej tyre kishin grupin e gjakut “A”.

Ky studim u krye nga shkencëtarë dhe mjekë nga qytete të ndryshme kineze, duke përfshirë Uhanin, Pekinin, Shangain dhe Shenzhenin.

Studimet e mëparshme kanë treguar se diferenca e grupit të gjakut është vënë re në disa sëmundje të tjera infektive, ku përfshihet virusi Norwalk, hepatiti B dhe sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (Sars)./TPI.it/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy